Slavia i ndërpret Ballkanit ëndrrën evropiane
Uran Krasniqi/RTKLive
Ballkanit i duhet të mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Conference League. Klubi kosovar ka dështuar të përfshihet në gjashtëmbëdhjetëshen më të mirë që do të përpiqen që ta fitojnë këtë garë.
Ëndrrën e Ballkanit e ka ndërprerë humbja nga Slavia Prague të enjten në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0.
Deri te goli çekët kanë ardhur në minutën e shtatëdhjetë e pestë kur ka realizuar Lingr.
Në minutën e pesëdhjetë e tetë Ballkani ka kërkuar penallti, por gjyqtari ka heshtur. Ermal Krasniqi e ka liruar fushën, ku deri te lëndimi erdhi një ndërhyrje e mbrojtjes mysafire.
Sikur Krasniqi të shënonte nga një rast në përfundim të pjesës së parë, atëherë rrjedha e lojës mund të ishte ndryshe, por kjo nuk ka ndodhur.
Slavia e ka dominuar lojën me krijim të rasteve, ani se Ballkani e ka poseduar më shumë topin.
Aktualisht tabelën e grupit G e kryeson Sivasspor me dhjetë pikë, që pasohet nga Cluj me shtatë pikë, pastaj vjen Slavia që gjithashtu ka shtatë pikë dhe Ballkani e fundit me katër pikë.
Slavia në avantazh kundër Ballkanit
Slavia Prague ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Deri te goli çekët kanë ardhur në minutën e shtatëdhjetë e pestë kur ka realizuar Lingr.
Aktualisht janë edhe dhjetë minuta lojë.
Ballkani - Slavia Prague mbyllin pjesën e parë pa gola
Sikur Ermal Krasniqi të ishte më konkret disa sekonda para se gjyqtari t`i binte bilibilit, atëherë Ballkani do të shkonte në pushim me epërsi, por kjo nuk ka ndodhur.
Nuk ka gola në pjesën e parë në ndeshjen mes kampionit kosovar dhe Slavia Prague.
Pjesëloja e parë ka qenë e balancuar, me një diferencë të lehtë të mysafirëve në krijimin e rasteve.
Ndeshja që po zhvillohet në Prishtinë përket te xhiro e parafundit e fazës së grupeve të Conference League.
Aktualisht në Grupin G kryeson Sivasspor, e pasuar nga Cluj.
Nis ndeshja Ballkani - Slavia Prague
Ka nisur ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Prague e vlefshme për Conference League. Ndeshja e parë në Pragë ishte mbyllur me fitoren e Slavias me rezultat 3-2.
Në këtë grup gjenden edhe Sivasspor dhe Cluj.
Një fitore e Ballkanit sonte do të thotë mbetje në garë për të siguruar një vend në mesin e gjashtëmbëdhjetë ekipeve më të mira që do të vazhdojnë udhëtimin drejt finales në këtë kompeticion.
Ballkani - Slavia Prague, formacionet
Ballkani ndeshet sonte me Slavia Prague në kuadër të xhiros së parafundit të fazës së grupeve të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























