Trepça merr trajnerin maqedonas Alek Joncevski
BKT
Sport

Trepça merr trajnerin maqedonas Alek Joncevski

Uran Krasniqi/RTKLive

Alek Joncevski është trajneri i ri i KB Trepça. Njoftimin e ka bërë klubi në orët e pasditës të së enjtes.

“Mirë se vjen Alek Joncevski. Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës sonë. Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë. Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016. Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe”, ka shkruar klubi mitrovicas. “E mirëpresim dhe i urojmë punë të suksesshme me skuadrën tonë e tuajën”.