PSV Eindhoven mposht Arsenalin
BKT
Sport

PSV Eindhoven mposht Arsenalin

Uran Krasniqi/RTKLive

PSV Eindhoven i ka dhënë Arsenalit humbjen e parë në Europa League. Kësisoji ani se të dyja skuadrat tashmë gjenden në rrethin tjetër të garës, megjithkëtë lufta e tyre për pozitën e parë në grup mbetet e hapur deri kur të përfundojë xhiroja e fundit e fazës së grupeve, gjë e cila ndodhë javën që vjen. 

Ndeshja e të enjtes ka përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të holandezëve.

Veerman (55') dhe De Jong (63') kanë realizuar për PSV-në. 

Arsenal rastin më të mirë e ka pasur me Nketiah gjatë pjesës së parë. 

Aktualisht në këtë grup Arsenal ka dymbëdhjetë pikë, PSV dhjetë, si dhe Bodo/Glimt 4 e Zurich tri.