22:44 / 27.10.2022
Incidente mes tifozëve në ndeshjen Ballkani - Slavia Prague
Uran Krasniqi/RTKLive
Disa incidente mes tifozëve e kanë shoqëruar ndeshjen e Conference League të zhvilluar në Prishtinë mes Ballkanit dhe Slavia Prague.
Pak orë para fillimit të takimit një konfrontim ka ndodhur te sheshi.
Anëtarë të tifo-grupit "Plisat" u kanë marrë rekuizitat tifozëve të klubit mysafir.
Në shkallët e stadiumit është dashur ndërhyjnë organet e rendit për t'i qetësuar tifozët e të dyja palëve.























