23:26 / 27.10.2022
Roma fiton ndeshjen po ende s`ka fituar kualifikimin
Uran Krasniqi/RTKLive
Roma ka fituar ndeshjen e sontme në Europa League ndaj HJK Helsinkit, mirëpo klubi i njohur italian ende nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për në rrethin tjetër të garës.
Me golat e Abraham (41') dhe një autogol nga Hoskonen, Roma fitoi ndeshjen si mysafir me rezultat 2-1.
Golin e vetëm pë finlandezët e ka realizuar Hetemaj (54').
Ndeshjen e ardhshme, ku pritet ta kërkojë kualifikimin, Roma e luan ndaj Ludogorets. Me klubin bullgar Roma ka numrin e pikëve të njëjtë, nga shtatë. Grupin e kryeson Real betis, ndërsa në fund të tabelës, pa gjasa për të shkuar tutje është HJK Helsinki.























