09:09 / 28.10.2022
A do të largohet Simeone nga Atletico? Kjo është përgjigja e argjentinasit
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, i ka siguruar tifozët se nuk do të largohet nga skuadra madrilene.
Atletico tashmë është jashtë Ligës së Kampionëve pas barazimit 2-2 kundër Bayern Leverkusen.
Edhe pse klubi po kalon periudhë të vështirë, megjithatë, tekniku argjentinas, ka thënë se nuk do të largohet nga Madridi.
“Tani është periudha më e vështirë, por unë vazhdoj të insistoj të qëndroj në këtë klub dhe ta çoj atë drejt sukseseve në të ardhmen”, tha Simeone.
Strategu argjentinas me Atletico Madridin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.























