09:16 / 28.10.2022
David i gatshëm për hapin e radhës, lakmon Premier Leaguen dhe La Ligën
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Sulmuesi i Lille, Jonathan David thotë se është i gatshëm për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.
Reprezentuesi kanadez është i lidhur me Chelsean dhe Manchester United.
David kërkon një klub më të madh se Lille.
“Gjithmonë hapi tjetër është që të rritesh, të kesh më shumë ambicie për t’u bashkuar më një klub më të madh. Çdo lojtar dëshiron të luajë në ndonjë klub të madh. Nëse me vjen shansi do ta bëjë”, tha David.
Ai lakmon transferimin në Premier League dhe La Ligë. David mendon se mund të përshtatet në të dyja ligat.
“Mendoj se përvoja që kam marr këtu në Francë do të më ndihmojë shumë nëse më duhet të përshtatem në një vend tjetër. Mendoj se të dyja ligat më përshtaten”, theksoi ai.























