Superliga rikthehet në aksion, derbi luhet në ‘Zahir Pajaziti’
BKT
Sport

Superliga rikthehet në aksion, derbi luhet në ‘Zahir Pajaziti’

Fatmir Bytyqi /RTKLive

Superliga rikthehet në aksion këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 13-të.

Kjo xhiro do të nis nesër pasdite, ku përballen Ferizaj-Drenica dhe Malisheva-Trepça ’89, sfida këto që pritet të prodhojnë ndeshjet interesante pasi që piket janë tejet të rëndësishme për skuadrat në fjalë.

Derbi i kësaj xhiro, do të luhet të dielën pasdite, ku Llapi pret në ‘Zahir Pajaziti’ liderin e tabelës, Dritën. Kjo sfidë të cilën do ta gjykojë Gramos Shala, parashikohet të sjell duel joshëse.

Interesant pritet të jetë edhe ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ndeshjen në të cilën drejtësinë do ta ndajë Burim Jahmurataj.

Ndërkaq, kryederbi mes Ballkanit dhe Prishtinës është shtyrë pasi kampioni në fuqi i Kosovës, luajti mbrëmë kundër Slavia Pragë në kuadër të Ligës së Konferencës.