12:39 / 28.10.2022
Allegri në ankth, Juve e mendon rikthimin e Contes
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Massimiliano Allegri raportohet së mund të largohet nga kreu i bankinës së Juventusit.
Eliminimi i hershëm i torinezëve nga Liga e Kampionëve, dhe rezultatet jo të mira në Serie A, duket se kanë ndezur krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ për të gjetur pasuesin e Allegrit.
Sërish shfaqet emri i ish-trajnerit të juventinëve, Antonio Conte, i cili aktualisht është në krye të Tottehamit.
Për presidentin e bardhezinjve, Andrea Angeli gjithmonë në “pole position” është tekniku i cili fitoi tre kampionë nga viti 2012 deri në 2014 me Juventusin.























