Ibra, pritja pothuajse mbaroi, rikthimi në janar
BKT
Sport

Ibra, pritja pothuajse mbaroi, rikthimi në janar

RTSH

Të mërkurën e ardhshme për ndeshjen vendimtare kundër Salzburgut, si gjithmonë, do të jetë mënjanë për të brohoritur bashkëlojtarët e tij, por Zlatan Ibrahimovic ka synimin të rikthehet për të luajtur në Champions në fazën e 16-shes dhe po punon shumë në Milanello për të qenë në dispozicion pas operacionit në gju të kryer verën e kaluar.

La Gazzetta dello Sport bën një pasqyrë të rrugës së rikuperimit të sulmuesit suedez, duke shpjeguar se plani parashikon një rikthim në Milanello në grup për janarin e vitit 2023. Nuk ka nxitim duke pasur parasysh delikatesën e ndërhyrjes së kryer dhe moshën (41 vjeç) të lojtari, synimi është të jetë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit dhe ndërkohë Ibra do të vazhdojë në punën e tij specifike, e cila në javët në vijim do të përfshijë edhe vrapimin dhe stërvitjen me top.

Por së pari takimi më i rëndësishëm: Milan-Salzburg. Nëse shokët e tij të skuadrës arrijnë të realizojnë kalimin për në 1/8, sigurisht që do të jetë një shtysë e madhe për Ibrën.