14:10 / 28.10.2022
Laura Fazliu në gjysmëfinalen e Evropianit U23
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka prekur gjysmëfinalen e Evropianit U23.
Fazliu në rrugën për në gjysmëfinale mundi Flavia Favorinin, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura në gjysmëfinale do të përballet me hungarezen Brigita Varga, duel të cilin xhudistja jonë synon të mposht dhe kalon në finalen e këtij Evropiani.























