15:48 / 28.10.2022
Vinicius Jr ka firmosur mega-kontratën me Realin, pritet zyrtarizimi
Fatmir Bytyqi /RTKLive
Real Madridi dhe ylli brazilian Vinicius Jr janë afër zyrtarizmit të kontratës së re, raporton “AS”.
Anësori brazilian tashmë është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelottit.
‘Los Blancos’ siç raportohet, do të jetë një mega-ofertë për Vinicius Jr, dhe braziliani do të qëndrojë në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2027.
22 vjeçari thuhet se tashmë e ka nënshkruar kontratën e re, dhe se vetëm pritet zyrtarizimi nga gjiganti spanjoll.























