Kalvin Phillips dhe Kyle Walker ka mundësi se do të luajnë në Botëror
BKT
Sport

Kalvin Phillips dhe Kyle Walker ka mundësi se do të luajnë në Botëror

Uran Krasniqi/RTKLive

Kalvin Phillips dhe Kyle Walker mund të paraqiten për Anglinë në Kupën e Botës, por nuk ka gjasa të luajnë më parë për Manchester Cityn.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka folur për situatën e dy futbollistëve të lënduar. 

"Unë mendoj se ata janë duke u përmirësuar, veçanërisht Kalvin, por ata janë jashtë ekipit deri pas Kupës së Botës.Deri atëherë nuk do të luajnë për Cityn", ka thënë spanjolli. "Ata janë në kontakt me Gareth. Nuk e di, shpresoj se ata mund të jenë gati për t'u përzgjedhur".

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, më 10 nëntor do ta bëjë publikimin e listës me njëzet e gjashtë lojtarë. Anglia luan ndeshjen e parë në Katar kundër Iranit më 21 nëntor.