18:05 / 28.10.2022
Allegri mundohet ta tregojë forcën në Serie A pas dështimit në Evropë
Uran Krasniqi/RTKLive
Massimiliano Allegri dëshiron që Juventusi të tregojë në Serie A se është një skuadër që duhet llogaritur gjithherë pavarësisht performansës së dobët në Ligën e Kampionëve.
Allegri ka thënë se Juventus të shtunën ndaj Lecce do të luaj një lojë jospektakolare nëse është e nevojshme vetëm për të marrë më të mirën.
“Duhet të reagojmë pas eliminimit nga Champions League dhe të mbajmë zemërimin gjatë gjithë sezonit të Serie A. Ne do të duhet të luajmë një lojë jospektakolare nëse është e nevojshme. Deri më tani Leçe ka mbajtur gjithmonë ndeshjet në ekuilibër, ne e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme", ka thënë trajneri i Juves.























