Drita reagon për shtyerjen e ndeshjes me Llapin
Uran Krasniqi/RTKLive
Dritës nuk i ka pëlqyer shtyerja e ndeshjes me Llapin e cila i takon xhiros së 14-të dhe ishte paraparë të zhvillohet të shtunën. Klubi ka reaguar duke theksuar se veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar.
"Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye. FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor. Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi - FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast . Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave", ka shkruar klubi gjilanas. "Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës".
Edhe ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës për një afat të pacaktuar.























