21:44 / 28.10.2022
Rashica asiston në fitoren e Galatasarayt
Uran Krasniqi/RTKLive
Milot Rashica ka ndihmuar Galatasarayn të fitojë kundër Fatih Karagumruk në një ndeshje të vlefshme për Superligën turke. Ai ka asistuar për njërin nga dy golat. Kosovari ka luajtur për tetëdhjetë e katër minuta.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-2.
Tasdemir dhe Mata kanë realizuar për fitoren e Galatasarayn. Rashica ka asistuar te goli i parë.
Rashica në minutën e tetëdhjetë e katër është zëvendësuar me Yunus Akgun.
Ditë më parë reprezentuesi kosovar realizoi dy gola në Kupë të Turqisë.























