Prokurorët në Spanjë heqin dorë nga akuzat për Neymar
BKT
Sport

Prokurorët në Spanjë heqin dorë nga akuzat për Neymar

Uran Krasniqi/RTKLive

Prokurorët në Spanjë kanë hequr dorë nga akuzat kundër Neymar për korrupsion dhe mashtrim.

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit ishte një nga disa personat e akuzuar në lidhje me lëvizjen e tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013. Të pandehur të tjerë në këtë rast ishin prindërit e Neymar, dy klubet e përfshira në marrëveshje, ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, së bashku me ish-presidentin e Santos, Odilio Rodrigues.

Prokuroria kishte kërkuar dy vjet burg për Neymar, përveç një gjobe prej 10 milionë eurosh, por të premten tërhoqi të gjitha akuzat.

Neymar gjithmonë i kishte mohuar akuzat, duke deklaruar se ai nuk kishte qenë pjesë e negociatave në lidhje me transferimin e tij në gjigantët e La Liga.