Mari thotë se ai dhe familja e tij janë mirë
BKT
Sport

Mari thotë se ai dhe familja e tij janë mirë

Uran Krasniqi/RTKLive

Pablo Mari pasi u godit me thikë të enjten në një supermarket pranë Milanos ka thënë se ai dhe familja e tij janë mirë.

Një person vdiq dhe një i dyshuar u arrestua me rastin e sulmit. 

Mari deklaroi të premten se ndihej me fat që ishte gjallë. “Pas momentit të vështirë që përjetuam dje, si familja ime ashtu edhe unë duam të komunikojmë se për fat të mirë jemi të gjithë mirë pavarësisht rrethanave", ka shkruar ai. "Përveç kësaj, ne dëshirojmë t'i dërgojmë ngushëllimet tona për familjet e prekura".

Futboolisti pritet të jetë jashtë fushës për të paktën dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë.

Spanjolli iu bashkua Monzas nga Arsenali gjatë muajit gusht.