Muriqi realizon prapë për Mallorcan
BKT
Sport

Muriqi realizon prapë për Mallorcan

Uran Krasniqi/RTKLive

Vedat Muriqi ka realizuar edhe golin e gjashtë në LaLiga. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e sontme ku Mallorca ka barazuar me Espanyolin.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-1. 
Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit në minutën e dyzet e tetë, kur Muriqi ka realizuar një gol, të cilin për nga stili i realizimit shumëkush e ka krahasuar me mënyrën e shënimit të Zlatan Ibrahimovic. 
Mysafirët e kanë barazuar rezultatin njëzet minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet Lazo.
Mallorca gjendet në pozitën e dymbëdhjetë në tabelë, kurse Espanyol në atë të trembëdhjetë. 
Muriqi ka gola më shumë se fituesi i "Topit të Artë" i Real Madridit, Karim Benzema, i cili deri tash i ka realizuar pesë.
Lewandowski i Barcelonës i prinë listës së golashënuesve me dymbëdhjetë gola.