Superliga rikthehet sot me dy duele interesante
BKT
Sport

Superliga rikthehet sot me dy duele interesante

Fatmir Bytyqi /RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me dy duele të javës së 13-të.

Kjo xhiro nis me përballjet Ferizaj-Drenica dhe Malisheva-Trepça ’89, sfida këto që pritet të prodhojnë ndeshjet interesante pasi që piket janë tejet të rëndësishme për skuadrat në fjalë.

Ndërkaq, derbi i kësaj xhiro, do të luhet nesër pasdite, ku Llapi pret në ‘Zahir Pajaziti’ liderin e tabelës, Dritën. Kjo sfidë të cilën do ta gjykojë Gramos Shala, parashikohet të sjell duel joshëse.

Krahas ndeshjes Llapi-Drita, luhet edhe ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ndeshjen në të cilën drejtësinë do ta ndajë Burim Jahmurataj.

Ndërkaq, kryederbi mes Ballkanit dhe Prishtinës është shtyrë pasi kampioni në fuqi i Kosovës, të enjten mbrëmë kundër Slavia Pragë në kuadër të Ligës së Konferencës.