11:47 / 29.10.2022
Bellingham, prioritet i gjigantit spanjoll
Fatmir Bytyqi / RTKlive
Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është prioritet i Real Madridit, verën e ardhshme, raportojnë mediat spanjolle.
Talenti anglez është duke bërë një sezon të madh me ‘milionerët’ e Gjermanisë, dhe tashmë top-klubet evropiane janë duke e vëzhguar Bellingham-in.
Por, siç raportohet, ‘Los Blancos’ tashmë është duke u përgatitur që të nis negociatat me Dortmundin për yllin anglez.
19 vjeçari mund të jetë zëvendësues i përsosur për dyshen Modric dhe Kroos, të cilët po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre futbollistike.
Ndryshe, Bellingham po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.























