12:03 / 29.10.2022
Pas Zekajt, eliminohet edhe Kuka
Fatmir Bytyqi / RTKlive
Pas Shpat Zekaj, është eliminuar edhe Rios Kuka nga Kampionati Evropian U23 i xhudos që po mbahet në Sarajevë.
Xhudisti ynë u mund me IPPON në raundin e dytë ng ukrainasi Marat Kryzhanskyi.
Në raundin e parë, Kuka eliminoi malazezin Nenad Sinanoviq, por që nuk arriti ta prekte pastaj çerekfinalen në kategorinë deri në 90 kilogramë.























