14:31 / 29.10.2022
Ancelotti: S’jemi të interesuar për transferime të reja
Fatmir Bytyqi / RTKlive
Real Madridi nuk do të transferojë asnjë lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kështu thotë trajneri i ‘Los Blancos’ Carlo Ancelotti. Tekniku italian në konferencën për media, para duelit me Girona-n, tha se Reali nuk është i interesuar për blerje të reja.
“Dritarja e transferimeve dimërorë? Ne nuk jemi vërtet të interesuar të nënshkruajmë më ndonjë lojtarë gjatë dimër. Skuadra do të mbetet e njëjtë për pjesën tjetër të sezonit”, tha Ancelotti.
Kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës, po bëjnë një sezon të madh në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Madje, madrilenët konsiderohen favoritët në dy frontet.























