Malisheva demolon Trepçën ’89, Paqe në Ferizaj
BKT
Sport

Malisheva demolon Trepçën ’89, Paqe në Ferizaj

Fatmir Bytyqi / RTKlive

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva e ka demoluar Trepçën ’89, duke e mposhtur me rezultat bindës prej 4-0.

Pavarësisht se pjesa e parë u mbyll pa gol, në fraksionin e dytë, skuadra nikoqire ia doli të shënojë katër gola, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Sobowal, Rexhaj (autogol), Shilova dhe Maliqi shënuan nga një gol për fitoren e Malishevës, e cila tani ngjitët në pozitën e gjashtë me 16 pikë të tubuara, kurse, ‘Minatorët’ mbesin në vendin e parafundit me 11 pikë.

Ndërkohë, sfida tjetër e ditës së sotëm mes Ferizajt dhe Drenicës është mbyllur baras 1-1.

Zeka e zhbllokoi ndeshjen duke kaluar drenicasit në avantazh prej 0-1, derisa Halili (87’), ia siguroi një pikë skuadrës së Ferizajt.

Drenica renditet e pesta në tabelë me 17 pikë të grumbulluara, kurse, Ferizaj është e fundit me vetëm nëntë pikë të grumbuluara.