Man City fundos Leicester Cityn, ngjitët në krye të tabelës
BKT
Sport

Man City fundos Leicester Cityn, ngjitët në krye të tabelës

Fatmir Bytyqi / RTKlive

Manchester City tashmë është ngjitur në krye të tabelës në Premier League.

Kampionët në fuqi të Anglisë, sot mposhtën në udhëti Leicester Cityn, me rezultat 0-1, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

Të besuarit e Pep Guardiolës, ia dolën që nga ky udhëtim i vështirë të kthehen me pikët maksimale.

Kevin De Bruyne në minutën e 49-të realizoi golin e fitores për ‘Qytetarët’ dhe të vetmin në këtë sfidë interesante.

Pas kësaj fitore, Man City merr kreun e tabelës me 29 pikë, një më shumë së Arsenali, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak të zhvilluar, kurse, Leicester City mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 11 pikë të tubuara.