16:59 / 29.10.2022
Napoli i Rrahmanit ‘shkel’ Sassuolo-n
Fatmir Bytyqi / RTKlive
Napoli ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Serie A.
‘Napolitanët’ e kanë deklasuar Sassuolo-n, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, sot në kuadër të elitës së futbollit italian.
Njeriu i ndeshjes në fitoren e Napolit kundër Sassuolo-s ishte padyshim Osimhen (4’, 19’, 77’), i cili shënoi hat-trick, derisa një gol për nikoqirët e realizoi Kvaratskhelia (36’), kurse, Sassuolo renditet e nënta me 15 pikë të tubuara.
Në radhët e Napolit edhe në këtë ndeshje mungoi kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili për shkak të lëndimit do të jetë jashtë fushës së blertë deri në fillim të janarit.























