S’gabon PSG, sërish shkëlqen Messi
BKT
Sport

S’gabon PSG, sërish shkëlqen Messi

Fatmir Bytyqi /RTKlive

PSG ka vazhduar me formën e mirë në Ligue 1 këtë sezon të garave.

Kampionët në fuqi të Francës, sot mposhtën Troyes, me rezultat 4-3, një sfidë dramatike.

Dyeshja Lionel Messi-Neymar realizuan nga një gol dhe një asist në fitoren e tretë radhazi të parisienëve, derisa rrugën e golit e gjetën edhe Carlos Soler e Kylian Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj fitore, PSG tani ka 35 pikë në krye të tabelës, kurse, Troyes renditet e 11-ta me 13 pikë të tubuara.