Barça mposht Valencian në ‘Mestalla’, sërish Lewandowski
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sërish është Robert Lewandowski. Barcelona i falet sulmuesit polak.
Katalonasit e kanë fituar derbin kundër Valencias, me rezultat 0-1, sonte në ‘Mestalla’.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle, u përballen në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.
Dueli mes Valencias dhe katalonasve, ka prodhuar një sfidë dramatike, me raste nga të skuadrat, por që skuadra e Xavi Hernandezit në minutën e 90+3’ përmes Lewandowski gjeti golin e tri pikëve tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
Edhe skuadra e Genaro Gattusos ia doli që njëherë ta çojë topin në rrjetë përmes Lino, por goli u anulua nga VAR-i.
Pas kësaj fitore, Barcelona ka 31 pikë aq sa ka Real Madrid, e cila nesër kundër Girona luan ndeshjen e radhës, derisa Valencia renditet e 10-ta me 15 pikë të grumbulluara.























