08:58 / 30.10.2022
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, ‘nxehtë’ në ‘Zahir Pajaziti’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot pasdite me dy duelet e fundit të javës së 13-të.
Derbi i kësaj xhiro luhet në ‘Zahir Pajaziti’, ku përballen Llapi-Drita, duel ky që pritet të sjell një ndeshje interesante dhe të zjarrtë pasi pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Krahas ndeshjes Llapi-Drita, luhet edhe ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ndeshje kjo që të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.
Ndërkaq, kryederbi i xhiro së 14-të mes Ballkanit dhe Prishtinës është shtyrë pasi kampioni në fuqi i Kosovës, të enjten mbrëmë kundër Slavia Pragë në kuadër të Ligës së Konferencës.























