10:45 / 30.10.2022
Conte: Rrezikova infarkt tek goli i Bentancur
RTSH
Goli i Bentancur në minutën e 93-të, i cili vendosi ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bournemouth për 3-2 në favor të ‘Spurs’, të cilët kishin rënë 2-0, ka ndezur atmosferën në të njëjtën kohë edhe trajnerin Antonio Conte.
Asnjë “çmenduri” si të mërkurën në Champions League në sfidën me Sportingun, pas golit të Kane që më pas u anullua nga VAR dhe që i kushtoi përjashtimin.
Antonio Conte zbulon arsyen e reagimit të tij të veçantë ndaj golit vendimtar të ekipit të tij.
“Pse u largova menjëherë pas golit? Sepse po të kishte ndodhur diçka do të kisha pësuar infarkt. Nuk do të kisha përballuar golin e dytë radhazi të anuluar në finale".























