Llapi shkund Dritën, Gjilani mposht Dukagjinin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Llapi e ka mposhtur Dritën, me rezultat bindës prej 4-1, sot në ‘Zahir Pajaziti’, në derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Tahir Batatinës është treguar ekip më mirë së gjilanasit, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme.
Fazliu (9’), Binaor (26’), Shabani (38’) dhe River (42’), shënuan nga një gol për fitoren e llapjanëve, derisa golin e vetëm për Dritën e realizoi Simonovski (17’).
Drita pavarësisht humbjes mbetet në krye të tabelës me 30 pikë, kurse, Llapi ka 16 pikë në vendin e gjashtë.
Ndërkaq, ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Dukagjinit, është mbyllur me fitoren minimale të gjilanasve prej 1-0, sfidë kjo e luajtur në Gjilan.
Ramadani në minutën e 82-të shënoi golin e fitores për Gjilanin, e cila tani ka 22 pikë dhe ngjitët në vendin e tretë, derisa klinasit janë në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara.























