16:51 / 30.10.2022
Arsenali i Xhakës deklason Nottingham Forest, rikthehet në krye
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Arsenali është treguar skuadër e fuqishme në duel me Nottingham Forest, duke fituar me rezultat bindës prej 5-0, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Emiratës’ në kuadër të Premier Leagues.
‘Topçinjtë’, skuadër në të cilën edhe në duel me Nottingham, titullar ishte Granit Xhaka, duke treguar performancë mjaft të mirë, arkëtuan edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.
Martinell (5’), Nelson (49’, 52’), Partey (57’) dhe Odegaard (78’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Mikel Aretës.
Pas kësaj fitore, Arsenal rikthehet në krye të tabelës me 31 pikë, dy më shumë së Man City, kurse, Nottingham është e fundit me vetëm nëntë pikë.























