18:14 / 30.10.2022
Girona ndal Real Madridin në ‘Bernabeu’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi është ndalur midis ‘Bernabeut’.
‘Los Blancos’ dhe Girona sonte kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Skuadra e Carlo Ancelottit e dominoi ndeshjen, duke e kërkuar vazhdimisht fitoren, mirëpo, skuadra mike me sukses ia doli që të marrë një pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.
Madrilenët përmes Vinicius Junior (70’), kalojë në epërsi, derisa barazimin Gironas ia siguroi Stuani (80’) nga penalltia.
Pavarësisht barazimit nga kjo ndeshje, Reali rikthehet në krye të tabelës me 32 pikë, një më shumë së Barcelona, kurse, Girona renditet e 16-ta me 10 pikë të grumbulluara.























