Ferizaj komenton rezultatet e veta: Kur fati të kthen shpinën
BKT
Sport

Ferizaj komenton rezultatet e veta: Kur fati të kthen shpinën

Uran Krasniqi/RTKLive

Ferizaj ka komentuar rezultatet e veta në këtë edicion të Superligës. Klubi nga qyteti me të njëjtin emër ka thënë se deri më tash nuk kanë pasur fat.

"Kur fati të kthen shpinën, Ndeshja e xhiros së fundit ishte vetëm njëri nga shembujt se sa pak fat kanë pasur këtë edicion këta lojtarë. Ndeshje të shumta ku i kemi shkelur kundërshtarët me lojë e ritëm, por në fund nuk po e kemi fatin të mbyllim ndeshjet me fitore. Ne do vazhdojmë përpara, duke e ngritur nivelin e angazhimit dhe duke synuar të japim 101% nga vetja. Forca FC Ferizaj", ka shkruar faqja e klubit në Facebook. 

Ferizaj gjendet në fund të tabelës në Superligë.