19:43 / 31.10.2022
United vihet pas mbrojtësit të djathtë të Bayer Leverkusen
Uran Krasniqi/RTKLive
Diogo Dalot ka impresionuar si mbrojtësi i djathtë nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag, por megjithatë prapë se prapë Manchester United dëshiron të përmirësohet në këtë repart.
Klubi anglez është gati të lëvizë për ta blerë mbrojtësin e djathtë të Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong.
Njëzet e një vjeçari ka tërhequr vëmendjen, pasi në njëmbëdhjetë ndeshje të Bundesligës për skuadrën e Xabi Alonso këtë sezon, ka realizuar pesë gola.
Sipas "FootballTransfers", edhe klube të tjera përfshirë Chelsean, pritet të jenë në garë për kombëtaren e Holandës U-21.























