20:53 / 31.10.2022
Xavi: Titujt do të fitohen në vitin 2023
Uran Krasniqi/RTK
Xavi ka këmbëngulur se Barcelona është në rrugën e duhur. Kjo edhe pas dështimit të klubit spanjoll që të kalojë në rrethin tjetër të Champions League.
“Jam shumë pozitiv. Vazhdoj të mendoj se jemi në rrugën e duhur. Titujt do të fitohen në vitin 2023 dhe jo tani", ka thënë ai.
Xavi ka pasur përgjigjje kur është pyetur se për çfarë duhet të luajë Barça të martën. “Të fitojmë, të luajmë mirë, të ofrojmë emocione. Për prestigj dhe profesionalizëm, ne duhet të bëjmë gjithçka dhe ta përfundojmë mirë këtë kompeticion".
Barcelona nuk mori më shumë se sa katër pikë në Champions League. Të martën katalonasit shkonë në Plzen pë t'u përballur me më të dobëtin e grupit, Viktorian.























