21:49 / 31.10.2022
Inzaghi e konfirmon mungesën e Lukakut
Uran Krasniqi/RTKLive
Simone Inzaghi ka konfirmuar se Romelu Lukaku për shkak të lëndimit do ta humbasë ndeshjen e Interit me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
“Ka pasur një deklaratë nga klubi, ai do të duhet të pushojë për disa ditë dhe më pas do të rivlerësohet në fundjavë", ka thënë trajneri italian.
Interi tashmë ka klauar fazën e grupeve të kompeticionit kryesor të UEFA-s për klube pasi mposhti Viktoria Plzen 4-0, duke shkaktuar kësisioji edhe eliminimin e Barcelonës.
Belgjika, ku Lukaku është një nga futbollistët kyç, e nis kampionatin botëror me ndeshjen kundër Kanadasë më 23 nëntor.























