Roma fiton me përmbysje ndaj Veronës
Uran Krasniqi/RTKLive
Dy gola të vonshëm kanë vulosur fitoren e katërt radhazi të Romës në Serie A kundër Veronës e cila ishte me dhjetë lojtarë për një pjesë të kohës.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-3.
Dawidowicz ka realizuar golin e epërsisë për vendasit në minutën e njëzet e gjashtë. I njëjti futbollist është ndëshkuar me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë.
Roma ka arritur ta barazojë rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë me Zaniolon.
Fitoren klubi romak e ka gjetur në minutat e fundit të ndeshjes, kur fillimisht rezultatin e ka përmbysur Volpato dhe më pas El Shaarawy e ka konfirmuar fitoren.
Pas kësaj ndeshje Roma gjendet në pozitën e katërt në tabelë, derisa Verona është e pozicionuar në vendin e nëntëmbëdhjetë.























