23:29 / 31.10.2022
Pogba do të mungojë në Botërorin e Katarit
Uran Krasniqi/RTKLive
Paul Pogba do të mungojë në Kupën e Botës, ka konfirmuar agjenti i mesfushorit të Juventusit.
“Pas rishikimit të djeshëm dhe të sotëm mjekësor në Torino dhe Pittsburgh, është jashtëzakonisht e dhimbshme të thuhet se Paul Pogba do të ketë ende nevojë për kohë rikuperimi nga operacioni i tij”, tha Rafaela Pimenta për "Telefoot" të hënën. ""Për këtë arsye, Paul nuk do të jetë në gjendje aktualisht të bashkohet me skuadrën e Juventusit dhe as me kombëtaren franceze në Katar".
Franca fillon mbrojtjen e Kupës së Botës kundër Australisë më 22 nëntor, përpara se të përballet me Danimarkën dhe Tunizinë në dy ndeshjet e tjera të Grupit D.























