Xavi: Nuk e prisnim një situatë të tillë në Champions
BKT
Sport

Xavi: Nuk e prisnim një situatë të tillë në Champions

RTKlive

Barcelona sonte viziton Çekinë për t’u përballur me Viktoria Plzen, në xhiron e fundit të Grupit C në Ligën e Kampionëve, në një ndeshje ku motivi për fitore është në nivel të ultë.

Në fakt, skuadra e trajnerit Xavi Hernandez nuk mund të kualifikohet në fazën eliminatore, pasi ka katër pikë, gjashtë më pak se Interi, që do të thotë se në pranverë do të luajnë në Ligën e Evropës.

“Ne kishim gjithçka në duart tona, por humbëm shumë për shkak të gabimeve tona, por edhe për gabimet e gjyqtarëve. Por kështu do të rritemi. Është e rëndësishme të fitojmë, të luajmë mirë dhe të mbajmë ritmin. Duhet të festojmë kundër Viktorias. Jam i motivuar edhe për këtë ndeshje, e cila do të ngjajë me një ndeshje miqësore. Lojtarët duhet të tregojnë se e meritojnë një vend në Barcelonë. Nuk e prisnim këtë situatë, por është një test i ri për ne”, tha Xavi.

Ai është i sigurt se klubi katalanas do ta kapërcejë këtë situatë dhe do të fitojë trofe.

“Pavarësisht nëse ishte fat apo fatkeqësi, kam jetuar periudhën më të keqe në historinë e klubit, nga viti 2000 deri në vitin 2003, por më pas edhe më të mirën. Duhet të besojmë se kjo nuk është koha për vetë-dyshim. Kjo më ka ndodhur tashmë si lojtar, ndaj jam shumë pozitiv, jemi në rrugën e duhur. Do të fitojmë trofe vitin e ardhshëm, duhet të presim. Jemi mirë në kampionat. Po bëjmë hapa më të vegjël nga sa mendonim, por trofetë do të vendosen vitin e ardhshëm”, tha trajneri i Barcelonës.