17:50 / 01.11.2022
Pioli pas kontratës së re: Pa lojtarët nuk do të ndodhte
Uran Krasniqi/RTKLive
Stefano Pioli ka ndarë meritat pas nënshkrimit të kontratës së re me Milanin.
Pioli ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin, e cila do ta mbajë mbajë atë në klub deri në fund të sezonit 2024-25.
"Merita u takon të gjithëve. Klubi po më jep besim të madh. Jam shumë i kënaqur me rinovimin, i falënderova lojtarët sepse pa ata nuk do të ishte e mundur ky rinovim", ka thënë ai.
Trajneri i njohur është shprehur se aktulisht është i preokupuar me realizimin e objetivave gjatë sezonit.
Pioli është në San Siro që nga viti 2019, kurse më parë kishte qenë te Fiorentina.
Ai ka pasur sukses të madh me Milanin, ku sezonin e kaluar ka fituar Scudetton, gjë që nuk kishte ndodhur me kuq e zinjtë nga viti 2011.























