"Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpool"
Uran Krasniqi/RTKLive
Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpool para se kontrata e tij të skadojë në vitin 2026, sipas agjentit të tij Marc Kosicke.
Liverpool në sezonin e shtatë të plotë të Klopp në krye të klubit po kalon moment të keq në Premier League, duke gjetur veten në vendin e nëntë pas dymbëdhjetë ndeshjesh. Skuadra ka mbledhur vetëm gjashtëmbëdhjetë pikë nga tridhjetë e gjashtë të mundshme.
Humbja 2-1 e së shtunës ndaj Leeds United ka bërë që të vihet në diskutim e ardhmja e gjermanit. Megjithatë, Kosicke ka konfirmuar se Klopp nuk ka në plan të largohet dhe as nuk ka frikë se do të shkarkohet nga pronarët e klubit, pasi ka arritur një marrëveshje afatgjatë. “Mund t’ju siguroj se Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga Liverpool”, ka thënë Kosicke për "Sky Sport Germany" të martën.























