Atletico Madrid mposhtet nga Porto
BKT
Sport

Atletico Madrid mposhtet nga Porto

Uran Krasniqi/RTKLive

Finalisti i Champions League i viteve të fundit është përshëndetur me garën më prestigjioze futbollistike evropiane. Humbja 2-1 nga Porto në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e ka nxjerrë atë jashtë.

 Taremi (5') dhe Eustaquio (24') kanë shënuar për portugezët. 

Goli i vetëm për Atleticon ka qenë ai nga Marcano që ishte autogol dhe që është realizuar në minutat shtesë.

Ndeshja tjetër nga grupi e zhvilluar në të njëjtin orarar mes Bayer Leverkusen dhe Club Brugge ka përfunduar baraz me rezultatin 0-0.  

Derisa Atletico gjendet në vendin e fundit të Grupit B, Porto ka përfunduar në krye. Në vendin e dytë në grup është Club Brugge.