Pllana e vlerëson të rëndësishme ndeshjen me Trepçën `89, pret fitore
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i Prishtinës, Bujar Pllana e ka vlerësuar Trepçën `89, por ai pret që me mbështetjen e tifozëve Prishtina t`i shtojë edhe tri pikë.
"Ndeshja ndaj Trepçës ’89 është shumë e rëndësishme sikurse të gjitha takimet e tjera në Superligë. Kundërshtarin e vlerësojmë maksimalisht pasi e ka një skuadër të mirë dhe zhvillon futboll të bukur", ka thënë Pllana. "Prishtina edhe në këtë takim synon fitore sikurse në të gjitha ndeshjet e tjera. Për fat të mirë jemi në formë të mirë dhe këtë e kemi shfaqur edhe në ndeshjet e fundit. Pres qe me përkrahjen e tifozëve do t’i arkëtojmë pikët e plota".
Ndeshja e mbetur e xhiros së nëntë do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.























