Eintracht Frankfurt dhe Tottenham Hotspur kalojnë nga grupi më dramatik
Uran Krasniqi/RTKLive
Eintracht Frankfurt dhe Tottenham Hotspur kanë kaluar në rrethin tjetër të Champions League. Kjo pasi të martën kanë fituar ndaj Marseille dhe Sporting CP.
Ky grup ishte më dramatik se të gjithë të tjerët. Kjo pasi pikët ishin të përafërta dhe deri sonte nuk dihej se kush do të shkonte tutje.
Eintracht Frankfurt ka fituar nga Sporting CP me rezultat 2-1. Kamada (62) dhe Kolo Muani (72') kanë realizuar për gjermanët, derisa golin e vetëm për portugezët e ka shënuar Arthur. 
Tottenham Hotspur gjithashtu ka fituar ndaj Marseille me rezultat 2-1.
Mbemba (45') ka realizuar për francezët, derisa golat për anglezët janë shënuar nga Lenglet (54') Hojbjerg (90').
Tabelën e kryeson Tottenham me njëmbëdhjetë pikë, ndërsa në vendin e dytë është Eintracht Frankfurt me dhjetë pikë. Sporting CP ka shtatë pikë, ndërsa Marseille gjashtë.























