Bayern Munich mposht Interin, por edhe italianët shkojnë tutje
BKT
Sport

Bayern Munich mposht Interin, por edhe italianët shkojnë tutje

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munich e ka mposhtur Interin në xhiron e fundit të fazës së grupeve. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0.

Pavard (32') dhe Choupo-Moting (72') kanë realizuar për fitoren e bavarezëve. 

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Bayern në këtë edicion të Champions League. 

Kjo humbje megjithatë e mbanë Interin në vendin e dytë në tabelën e grupit, duke bërë që të kualifikohet në fazën tjetër. Bayern e kryeson grupin me tetëmbëdhjetë pikë. Në vendin e tretë gjendet Barcelona me shtatë pikë, ndërsa në vendin e fundit Viktoria Plzen pa asnjë pikë.