23:18 / 01.11.2022
Liverpool ia prishë ecjen pa humbje Napolit
Uran Krasniqi/RTKLive
Golat e Mohamed Salah dhe Darwin Núnez i kanë dhënë fund paraqitjes pa humbje deri më tash të Napolit në këtë sezon.
Liverpool ka fituar 2-0.
Që të dy ekipet kanë nga pesëmbëdhjetë pikë, por Napoli kryeson grupin për shkak të golaverazhit më të mirë.
Në ndeshjen tjetër Ajax ka fituar 1-3 nga Rangers.
Ajax gjendet në pozitën e tretë në grup me gjashtë pikë, derisa Rangers nuk ka fituar asnjë pikë.























