Barcelona tregon fuqinë ndaj Viktoria Plzenit
BKT
Sport

Barcelona tregon fuqinë ndaj Viktoria Plzenit

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona ka realizuar fitore ndaj Viktoria Plzenit, duke arkëtuar tri pikë në një moment kur nuk i duhen, pasi çdo gjë ishte sqaruar më herët në grup.

Rezultati përfundimtar ka qenë 4-2. 

Torres me dy gola dhe Alonso e Torre Carral me nga një kanë vulosur fitoren e katalonasve. 

Për vendasit që të dy golat janë realizuar nga Chory. 

Grupin C e kryeson Bayern me tetëmbëdhjetë pikë. Inter gjendet në vendin e dytë me dhjetë pikë. Në vendin e tretë gjendet Barcelona me shtatë pikë, ndërsa në vendin e fundit Viktoria Plzen pa asnjë pikë.