Liga e Kampioneve vazhdon sonte me duele interesante
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e fundit në Grupin E,F,G dhe H.
Grupi E vjen me sfidat vendimtare, ku takohen Milan-Salzburg dhe Chelsea-Dinamo Zagreb. Londinezët e kanë siguruar kalimin në rundin tjetër pasi kanë 10 pikë në krye të tabelës, por garë e ashpër po luhet për pozitën e dytë që çon në rrethin tjetër mes Milanit dhe Salzburgut që nga shtatë pikë përkatësisht gjashtë.
Në Grupin F gjerat janë më të qarta me Real Madridin që ka siguruar kualifikimin me 10 pikë, një më shumë se Leipzig. Në këtë grup sonte përballen Real Madrid-Celtic dhe Shakhtar-Leipzig.
Në Grupin G sonte ballafaqohen Copenhagen-Borussia Dortmund dhe Manchester City-Sevilla, grup në të cilin City dhe Dortmund tashmë e kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër të kësaj gare elitare evropiane.
Edhe në Grupin H, tashmë dihen dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në rrethin tjetër. PSG dhe Benfica që vazhdojnë garën në Champions, do të ndeshen me Juventusin përkatësisht Maccabi Haifa.























