Ballkani niset për Rumani, nesër sfidon Cluj-in
BKT
Sport

Ballkani niset për Rumani, nesër sfidon Cluj-in

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Ballkani ka fluturuar drejt Rumanisë, ku nesër do të përballet me Clujn.

Cluj dhe kampionët në fuqi të Kosovës, do të ndeshen në kuadër të rrethit të fundit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka, sot në mëngjes ka udhëtuar drejt Rumanisë. Ballkani tashmë është pa gjasa për të kaluar në rundin tjetër të kësaj garë evropiane, megjithatë arritja deri këtu dhe prezantimi në fazën e grupeve ka bërë që futbolli kosovar të jetë krenar me këtë prezantim.

Dueli mes Cluj-Ballkanit luhet nesër mbrëma dhe nis në orën 18:45.